Aksidentohen dy te mitur ne qender te Tepelenes.
Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bilbilenjtë”, në lagjen “Mustafa Matohiti” ne qytetin e Tepelenës ku A. B., banues në Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, ka përplasur dy fëmijë, të cilët u transportuan në spital, për të marrë ndihmën mjekësore.
Behet e ditur se dy te miturit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.