Në spitalin e Sarandës janë paraqitur tre shtetas të plagosur.
Të plagosurit janë pjestarë të një familje dhe kanë plagë të shumta të shkaktuara me sende të forta.
Sipas burimeve bëhet me dije se 62-vjeçari Shaban Avduli ka marrë plagë në kokë.
Ndërsa djali i Shabanit, 37-vjeçari Florenc Avduli ka marrë plagë në dorë.
Djali tjetër mësohet se ka pësuar shembje në brinjë.
Ngjarja ka ndodhur në Çukë, Sarandë. Ngjarja dyshohet për motive pronësie.
Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes i cili është shtetasin S. Gj. dhe e ka shpallur në kerkim, është person me precedentë të mëparshëm.