Një aksident është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Rrile-Talë, në Lezhë. Mësohet se një motor ka përplasur dy këmbësorë, të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e Lezhës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.