Dy turistë të huaj, një gjerman dhe një austriak, kanë mbetur të plagosur pasi motori me të cilin udhëtonin doli nga rruga.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Kardhiq-Delvinë në dalje të tunelit të Skërficës për në Sarandë.

Sipas policisë, 69-vjeçari gjerman me iniciale R.B. humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga. Bashkë me të mbeti i plagosur dhe pasagjeri austriak G.G. 60 vjeç.

Të dy shtetasit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.