Një automjet tip “Ford” i cili drejtohej nga 34-vjeçari me iniciale O. H., ka marrë flakë në aksin Delvinë-Kardhiq.

Bëhet me dije se nuk ka dëmë në njerëz.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:50, në aksin nacional Delvinë-Kardhiq, në ecje e sipër ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti tip “Ford”, i cili drejtohej nga shtetasi O. H., 34 vjeç, banues në Tiranë.

Nuk ka dëme në njerëz.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.