Një makinë ka marrë flakë në bulevardin “Gjergj Fishta” në Tiranë.

Njoftimi i policisë:

Me datë 07.06.2023, rreth orës 21:55, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht automjeti i shtetasit G. Sh., dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.