Lirohet nga ambjentet e Komisariatit te Policisë së Tepelenës A.G. 29 vjeç i vellai i njeres prej nxenesve 13 vjeçare te pretenduara se jane abuzuar seksualisht nga mesuesi i edukimit fizik ne shkollen 9-vjeçare ne qytetin e Tepelenës, Kleanthi Laçi.

Mbajtja e tij ne dhomat e izolimit ne Komisariat nuk ka kaluar as kufijtë e 48 orarshit, pasi Prokuriria e Gjirokastres e ka quajtur te paligjshem arrestimin e tij dy dite më parë, pasi u vetdorrezua ne Komisariatin e Policisë pas dhunës së ushtruar ndaj nësuesit 59 vjeçar.

Mësohet se lirimi i 29 vjeçarit nga dhomat e izolimit është bërë përmes një urdhëri të posaçëm prej prokurores Edlira Manelli, e cila e ka vlerësuar si të paligjshëm arrestimin e A.G., pasi nuk kishte shkaktuar dëme që mund t’i shkaktonin vdekjen mësuesit Kleanthi Laçi.

Rjedhimisht dhunuesi i këtij të fundit zhvishet nga çdo akuzë e ngritur dhe kësisoj është i lirë.