Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Lenie të Gramshit, pasi ka humbur jetën tragjikisht një punëtor.
Burime bëjnë me dije se viktima është një 50-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet,i cili ka humbur jetën duke punuar në ndërtimin e HEC-it në atë fshat.
Viktima ishte punonjës i kompanisë që po e ndërton.
Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave.