Zbërthimi i aplikacionit “SKY” ka bërë të mundur zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale dhe ka hedhur dritë mbi përfshirjen e policisë dhe autoriteteve të ndryshme në botën e krimit.
Disa zyrtarë janë arrestuar, teksa vijojnë të dalin detaje të reja nga bisedat që janë zhvilluar nëpërmjet këtij aplikacioni.
Së fundi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka bërë me dije se policët që kanë përdorur aplikacioni rrezikojnë përjashtimin nga radhët e Policisë.
Sakaq i bën thirrje që kushdo polic që ka përdorur aplikacionin, ta deklarojë.