Një 37-vjeçar ka humbur jetën në një aksident rrugor mbrëmjen e kësaj të shtune. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Kuçovë-Belsh. Viktima ishte në një makinë me shoferin, një 22-vjeçar dhe një pasagjer tjetër, 14 vjeç.

Makina u përplas me mbrojtësen metalike të rrugës. Për pasojë dëmtimet ishte të rënda për 37-vjeçarin, i cili humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Shoferi 22-vjeçar, u dërgua në spital dhe rezultoi pa probleme. Për këtë arsye ai është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.

Po ashtu edhe pasagjeri tjetër, 14-vjeçari, është larguar për në banesë pasi nuk ka probleme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i makinës.

Informacioni paraprak

Në aksin rrugor Kuçovë-Belsh, automjeti që drejtohej nga shtetasi K. K., 22 vjeç, banues në Belsh, është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës.

Nga përplasja, ka ndërruar jetë në vendngjarje, shtetasi U. Sh., 37 vjeç, banues në Belsh, pasagjer, në këtë automjet.

Drejtuesi i automjetit shtetasi K. K., pasi kreu ekzaminimet në spital ku rezultoi pa probleme, u shoqërua në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu, kreu ekzaminimet edhe pasagjeri tjetër 14 vjeç, dhe u largua për në banesë, pa probleme.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e plotë të shkaqeve si edhe rrethanave të aksidentit, paraprakisht dyshohet se shkaku i përplasjes me mbrojtësen metalike është humbja e kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga drejtuesi i automjetit.