Nderron jete Lulzim Meçi, njeri prej emrave me te spikatur te zones se Gjirokastres.
Covid-19 i mori jeten gjeneralit ne pension i cili ka mbajtur poste te larta drejtuese ne Forcat e Armatosura ne jug te vendit si dhe ne administraten vendore.
Prej disa javesh Lulzim Meçi, kurohej ne Spitalin Infektiv ne kryeqytet si pasoje e prekjes nga virusi i rrezikshem.
Para 1 ore nderroi jete si pasoje e agravimit te metejshem te gjendjes shendetesore.
Lulzim Meçi u lind ne fshatin Suhë Bashkia Libohove.
Ka mbajtur ne fillim te viteve 2000 postin e drejtuesit te Deges Ushtarake ne Gjirokaster, nderkohe ne politike ai u angazhua duke u zgjedhur si kryetar i Bashkise Memaliaj, ne periudhen 2011-2015.
Do te mbahet mend si njeri me integritet te larte moral, shoqeror dhe politik.
Stafi i Jugulajm.net i shpreh ngushellimet familjes se tij.