Nje 35-vjeçar eshte arrestuar nga Policia e Gjirokastres, pasi ushtroi dhune ndaj bashkeshortes.

Njoftim i policise:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin O. R., 35 vjeç, banues në fshatin Shën Todhër, Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të djalit të tyre të mitur.

Materialet në ngarkim të shtetasit O. R. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhuna në familje”.