Një aksident i rëndë është shënuar pak minuta më parë në qytetin e Gjirokastrës.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në rrethrrotullimin e lagjes “Punëtori”, qe njihet me emrin ”Postoblloku”, ku një mjet tip “Benz” është përplasur me një autobus dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar disa persona.

Ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise, si dhe ambulancat e Spitalit Rajonal Gjirokaster.