Tepelenë/Informacion paraprak

Në mbasditen e sotme, në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, shtetasi A. A., 52 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.