Nje aksident sapo ka ndodhur ne aksin nacional Kelcyre-Permet.

Nje motoçiklete eshte perplasur me nje automjet, duke shkaktuar plagosje te rende te drejtuesit te motocikletes.

Ngjarja ka ndodhur ne afersi te ish fabrikes se rrushit ku motoçiklisti 57 vjeçari Lliko Tralo, nga Kelcyra ishte duke qarkulluar me shpejtesi te larte, nderkohe qe sipas vleresimit paraprak te Policise Rrugore, ai e ka perplasur mjetin e tij me autoveturen tip NISSAN me targa AA204FS me drejtues Hasan Muçenji.

Mesohet se ky i fundit ka qene ne rrugen e vet, nderkohe qe motoçiklisti i ka ardhur me shpejtesi skëterre.

Per pasoje ky i fundit u lendua ne te dy gjymtyret duke i thyer.

Per pasoje eshte derguar ne Spitalin e Gjirokastres, e mandej drejt Spitalit te Traumes ne Tirane per nderhyrje me te specializuar.

Mesohet se drejtuesi i motoçikletes ka qene ne gjendje te alkoolizuar momentin e ndodhjes se aksidentit.