Një 45-vjeçar, banues në Sarandë është arrestuar pas mbytjes së një 29-vjeçareje angleze.

Bëhet e ditur se 45-vjeçari Saimir Kushova, është arrestuar për veprat penale “shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “punësimi i paligjshëm”.

29-vjeçarja britanike Rebecca Gannon është mbytur ditën e djeshme në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, gjatë një ekspedite zhytjeje me përgjegjës 45-vjeçarin.

Nga verifikimet ka rezultuar se Saimir Kushova, e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme instruktoren e zhytjes, në grupin e tij të punës, si dhe nuk ka siguruar kushtet e nevojshme teknike për zhytje.