Aksident në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Menge

Mësohet se një 34-vjeçar ndërsa drejtonte mjetin tip ‘Benz’ ka goditur për vdekje këmbësorin Osman Bardhi, 79-vjeç. I moshuari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Policia informon se ‘rreth orës 21:00, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, automjeti tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi Xh. A., 34 vjeç, ka aksidentuar shtetasin O. B., 79 vjeç, këmbësor.

79-vjeçari pas mbërritjes në Spitalin Rajonal Elbasan, ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.