I dënuari nga SPAK për kultivim të bimëve narkotike ka ndërruar sot jetë nga një arrest kardiak.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin Artan Zylyftari.

Mësohet se 31-vjeçari është ndjeë keq gjatë mesditës dhe të paraburgosurit e dhomës kanë njoftuar punonjësin e policisë në detyrë për shqetësimet shëndetësore të Zylyftarit.

Atij i është dhënë ndihma e parë në ambientet e infermierisë dhe më pas ai është shoqëruar drejt QSUT por nuk ka mundur të mbijetojë.

Kujtojmë se Zylyftari u arresua gjatë operacionit “Shpirti” , icili u zhvillua 2 vite më parë, në korrik 2021.