Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë pranë një marketi.

Një grua e moshuara ka tentuar të kalonte nga njëri krah në tjetrin në rrugë dhe është përplasur nga një automjet.

Ajo mësohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e kësaj përplasjeje.

Viktima quhej Mane Hoxha dhe bëhet me dije se tregtonte produkte me një karrocë dore

Ajo që e bën akoma më të rëndë ngjarjen është se drejtuesi i automjetit pas aksidentit fatal për të moshuarën, është larguar nga vendngjarja.