Një e moshuar është gjetur e pajetë sot në banesën e saj në Cërrik.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësit pasi kanë ndjerë erën e rëndë në pallatin në lagjen nr.2 të Malasej.

Ka dyshime se vdekja e 81-vjeçares, Bihane Saliu, ka ndodhur për shkaqe natyrale pasi në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune.

81-vjeçarja dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë javës së kaluar, por për shkak të temperaturave të larta trupi i saj kishte filluar të dekompozohej. E moshuara jetonte e vetme në banesën e saj dhe ende nuk dihet nëse ka fëmijë apo jo.