Një i dënuar në burgun e Drenovës është nisur me urgjencë drejt spitalit të Korçës pasi ka gëlltitur brisqe.

Mësohet se 28-vjeçari Mus Gjauri ka thënë në burg se ka gëlltitur pllaka metalike të dyshuara si brisqe rroje.

Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.

Sipas informacioneve, 28 vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës.

Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit.