Me urdhër të SPAK është arrestuar ditën e sotme sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.
Mësohet se bashkë me të është arrestuar dhe Laura Shteto, Specialiste te “bashkeqeverisja”.
Të dhënat e para flasin për akuza për korrupsion për një tender prej 2 milionë eurosh.
Për momentin s’ka ende një njoftim nga SPAK.