Mbi arrestimin e sekretares se pergjithshme te Ministrise se Shendetesise, reagoi pak më parë edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se është e tmerrshme mungesa e sensit të etikës dhe të bihet në këtë nivel.

“Pak më parë dëgjova një lajm, një situatë që të vë në siklet të jashtëzakonshëm.

Një sekretare e përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë.

Si mund të ndodhë. Ana e pëlqyeshme e medaljes është që kapet një zyrtar që nuk është i denjë që të qëndroje në zyrë shteti.

Uroj që të ketë më shumë të tilla, por nuk uroj që sa më shumë njerëz të bëjnë gjëra të tilla.

Mungesa e sensit të patriotizmit, detyrës, etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë nivel, është e tmerrshëm”, tha Rama.