Drejtori i Policisë Durrës ka zbuluar detaje të reja mbi vrasjen e Pëllumb Metës në Shënvlash.

Dyshohet se krimi nuk është kryer nga vajza 19-vjeçare, pasi ekspertiza ka zbuluar se qitja është bërë nga vëllai i madh,  24-vjeçari Hasan Meta.

Ndërkaq dyshohet se vëllai i vogël Amarildo Meta ka ndihmuar në fshehjen e trupit.

Krimi është kryer në një nga dhomat e shtëpisë, ku kanë qenë të pranishëm djali i madh dhe 19-vjecarja.