Shpërthen një bombul gazi në Grizë të Patosit në një banesë private.

Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Tre të plagosurit që ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit.

Te plagosur kanë mbetur, Fatmir Saliaj. Ylvie Saliaj, Daniela Shpërdheja, jashte rrezikut per jeten.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak 

Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.