Avokat Andrea Zotaj, pjese e Dhomes se Avokatise Gjirokaster, i ka shpetuar mrekullisht nje atentat te kryer ne oret e mbremjes se djeshme.

Ngjarja ka ndodhur ne rrugen e vjeter te fshatit Qesarat, teksa avokat Zotaj i shoqeruar nga nipi i tij ishin duke shkuar ne zone me autoveturen e tyre.

Ndersa u kishte zene prite Fatos Lamaj, 36 vjeç nga fshati Ane Vjosë, Njesia Administrative Qesarat, Bashkia Memaliaj.

Sipas avokatit Zotaj, Lamaj i kishte zene prite per t’a ekzekutuar, por fati ka qene me avokatin i cili permes nje manovrimi te rrezikshem te automjetit qe drejtonte, arriti t’i shmangej goditjeve te plumbave te shkrehura nga ana e agresorit Lamaj.

Avokati Zotaj eshte shprehur se ngjarja ka qene per shkak te detyres, pasi 2 nete me pare agresori ishte kapur nga policia dhe ishte mbajtur 1 dite ne paraburgim, per shkak te nje konflikti me nje te afermin e tij dhe me pas eshte liruar.

Pasi kishte dale nga paraburgimi, Lamaj rrembeu automatikun duke i zene prite avokatit per t’a likujduar me arme zjarri.

Pasi i ka shpetuar ekzekutimit, avokati Zotaj ka denoncuar ne Stacionin Policor ngjarjen e me pas grupi hetimor ka shkuar ne vendngjarje, ku ka gjetur gezhojat e shkrehura nga kallashnikovi dhe me pas ka bere te mundur arrestimin e agresorit Lamaj.