Ditën e sotme një shtetase është gjetur pa shenja jete poshtë urës së “Dajlanit” në Durrës.

Policia bën me dije se rreth orës 10:35, në lagjen nr. 13 Durrës, poshtë urës së “Dajlanit”, është gjetur pa shenja jete një shtetase endacake ende e paidentifikuar, rreth moshës 20-30 vjeçe.

Dyshohet se e reja ishte përdoruese e lendëve narkotike.