Zjarr në Mashkullorë, digjet autovetura brenda biznesit.
Rreth orës 18:40, në afërsi të rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, në ambientet e biznesit me pronar A. P., 43 vjeç, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht automjeti furgon, tip “Mercedez-Benz”, në pronësi të shtetasit të mësipërm.
Në momentin e përfshirjes nga flakët automjeti ka qënë i parkuar. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri qenë aksidental. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.