Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së premtes në Vlorë.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Hajro Çakërri, ku brenda banesës ndodheshin edhe familjarët.
Për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë menjëherë 8 zjarrfikës me dy mjete.
Personat që ndodheshin brenda banesës u nxorrën pa lëndime ndërsa zjarrfikësit vijuan për të shuar flakët.
Pas shumë përpjekjesh, zjarri u shua por banesa është djegur komplet me të gjitha orenditë që kishte brenda.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit.