Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italoiane në tentativë për të grabitur një vilë në Bagnaia, në periferi të Perugias.

Policia është kontaktuar nga disa fqinjë të cilët kanë raportuar për praninë e dy personave të dyshimtë në kopshtin e një vile, të cilët po tentonin të hynin në shtëpi.

Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kapi në befasi teksa po iknin duke kapërcyer gardhin.

Ata u përpoqën të arratiseshin në fushat bujqësore aty pranë.

Më pas nisi ndjekja,  në fund të së cilës polici arriti të kapë njërin nga dy personat (shqiptarin).

Ky i fundit sulmoi policin me shqelma dhe grushte.

Në përpjekje për të ndaluar hajdutin, polici ka qëlluar disa herë në ajër me armë.

Shqiptari kishte precedentë të mëparshëm penale dhe qëndronte ilegalisht në Itali.

Ai u arrestua për tentativë vjedhjeje, rezistencë dhe plagosje të një zyrtari publik.