Tre makina kanë marrë flakë mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Mësohet se fillimisht kanë marrë flakë dy makina të parkuara pranë njëra-tjetrës.

Ndërkohë që makina e tretë është djegur pjesërisht. Nuk dihet nëse zjarri është vënë i qëllimshëm.

Por ndërhyrja e zjarrfikëses bëri që flakët të mos përhapen në makinat e tjera të parkuara aty pranë.