Demokratet e Tepelenes zgjedhin kandidatet per primare ku njeri prej te cileve do te jete kundershtari i Tërmet Peçit ne zgjedhjet vendore te 14 majit. Kreu i PD Tepelene Avokat Malo Sadiku ka bere me dije per publikun emrat qe do te garojne per primaret e demokrateve ne Tepelene.
Jane pese emra me vlere te cilet u propozuan nga seksionet apo grupseksioinet ne kete bashki. Emra me peshe intelektuale dhe sukses ne veprimtarite e tyre te perditshme.
Mjeku stomatolog Hysni Kasëmi. Mesuesi i dashur per tepelensit ish kreu i Qarkut Gjirokaster Arben Çulli.
Inxhinieret Baftjar Imeri e Mehmet Veizi. Mjeku hematolog Astrit Zeneli jane pese emrat dinjitoze qe bejne krenare çdo tepelenas per t’i perfaqesuar ne krye te Bashkise.
Njeri prej tyre do te jete ai qe do perballet me Tërmet Peçin i cili do te rikandidoje per te katerten here.