Një krim në familje ka ndodhur në Korçë, pasi burri ka plagosur me thikë bashkëshorten.

Rreth orës 22:00, në lagjen nr.10, Korçë, në banesë shtetasi Aleko Myrtollari, rreth 46 vjeç, ka plagosur bashkëshorten e tij shtetasen Marjola Myrtollari, rreth 38 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë krehjen e saj. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit të dyshuar shtetasit Aleko Myrtollari, i cili pasi ka plagosur bashkëshorten e tij është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.