Bllokohet aksi kombetar Permet-Tri Urat. Ngjarja ka pak qe ka ndodhur ne vendin e quajtur “Redhi i Badlonjës”, ku si rezultat i rreshjeve intensive është bllokuar ky segment rrugor kombetar nga rrëshqitja e dherave në aks rreth 50 m, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Në vendin e ngjarjes shkuan forcat e shërbimit të policisë, të cilat siguruan vendin e ngjarjes dhe orientimin e automjeteve në rrugët alternative.
Për zhbllokimin e segmentit po operohet me fadroma nga punonjësit e firmës kontraktore “Tea”.