Një person i cili po udhëtonte me biçikletë është goditur nga një makinë.
Drejtuesi i automjetit është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa i dëmtuari është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti dhe kapjen e autorit.