Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 35-vjeçar shqiptar që qëlluar me thikë ish-partneren e tij italiane.

E gjithë skena ka ndodhur në prezencë të 4 fëmijëve të mitur, por fatmirësisht u ndalua nga fqinjët që dëgjuan britmat e të dhunuarës dhe lajmëruan menjëherë Policinë. Sipas mediave italiane, 35-vjeçari me kombësi shqiptare, i paidentifikuar me emër, u arrestua për sulmin ndaj ishit të tij.

E gjithë skena e tmerrit ndodhi para syve të fëmijëve, të moshës nga 5 vjeç në 13-muajsh, të 4 spektatorë të pafajshëm të një skene rrëqethëse. Gjatë sulmit, burri tentoi edhe ta mbyste partneren e tij dhe më pas e plagosi me thikë kuzhine.

Viktima, një grua 37-vjeçare me origjinë nga Ravello, u transportua me urgjencë në urgjencën e Castiglione: atje mjekët e diagnostikuan me një sërë lëndimesh, duke përfshirë një frakturë të hioidit, një kockë të thyer në qafë, si dhe mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit.

Ndërsa shqiptari, i cili kishte një historik të gjërë krimesh, u arrestua dhe tani ndodhet pas hekurave të burgut në Salerno