Kthehet ne qeli Klement Ndina, 48 vjecari permetar i cili dhunoi me mjete te forta Konstandin Xhallon.
Ngjarje kjo e ndodhur ne qender te Permetit me 29 tetor.
Sot ne Gjykaten e Apelit ne Gjirokaster, gjyqtari Arben Dosti, ka hedhur poshte masen e dhene nga gjyqtarja e Gjykates se Faktit Permet Yrvete Skreli, e cila ne seancen gjyqesore te 31 tetorit vendosi masen “Arrest Shtepie”.
Ne seancen e sapombaruar ne Gjykaten e Apelit, gjyqtari Arben Dosti, e ka quajtur te paligjshem dhenien e kesaj mase ndaj Ndines, duke dhene masen Arrest ne Burg.
Gjithashtu ne qeli rikthehet edhe Gjergji Bojo i cili po nga gjyqtarja Skreli me 31 tetor i ishte dhene masa e arrestit “Detyrim Paraqitje”, ndonese per te dy prokurori i Permetit Asllan Bajrami, kishte kerkuar masen “Burg pa Afat”.
Mesditen e 29 tetorit Konstandin Xhallo u dhunua nga dy te lartpermendurit cka ngeli i plagosur rende duke u trajtuar ne Spitalin e Traumes ne Tirane.