Pas arrestimit Alda Klosi po përballet me sekuestrimin e pasurisë.

Asaj i është sekuestruar një apartament dhe një garazh, teksa vijon verifikimi për pasuritë e tjera.

Klosi është arrestuar disa ditë më parë pasi akuzohet për fshehje të ardhurash dhe pastrim parash.

Klosi u prangos pas dëshmisë së pastrueses së saj Rozeta Dobi, e cila zbuloi skemën e shumave të mëdha të parave që ajo grabiti nga banesa e ish-zyrtares.

Dobi, e cila është pas hekurave së bashku me djalin e saj, Havier Dobi, rrëfeu se shumat e mëdha të parave kishin mbërritur me qese te shtëpia e Klosit, ndërsa kjo e fundit i kishte kërkuar pastrueses t’i vidhte paratë me konsensus, duke inskenuar kështu të gjithë ngjarjen.

Origjina e parave mbetet ende mister. Pastruesja Dobi tha se kishte vjedhur 120 mijë euro nga shtëpia e Klosit, ndërsa më pas pohoi se edhe 404 mijë euro që iu gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, i përkasin po Klosit.