Aksident ne aksin rrugor Tepelenr-Gjirokaster, perplasen dy autovetura.

Ka qene ora 06:10, kur ka ndodhur aksidenti në afersi te ktheses se fshatit Luzat, ku automjeti tip “Dacia” me drejtues K. Ç., është përplasur me automjetin tip “Seat”, me drejtues H. S.

Për pasojë eshtë dëmtuar shoferi Dacia dhe pasagjeri që ndodhej në Seat Xh. G. 19 vjeç, banues në Tepelenë. Te dy te lenduarit u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.