Një aksident raportohet se ka ndodhur në rrugën e Arbrit, pranë fshatit Zall Bastar, afër Shkallës së Tujanit.

Raportohet se dy automjete jane përplasur me njëra-tjetrën, ku si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.

Ambulanca dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.