Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Lushnjë- Fier, në kryeqëzimin e Savres.

Burime për Jugulajm.net bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy makina, njëra prej të cilave është kthyer përmbys.

Mësohet se janë lënduar katër persona, të cilët aktualisht ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm