Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Patok. Raportohet se nga kjo ngjarje ka humbur jetën një person.
Sipas të njëjtave burime, bëhet me dije se një makinë ka përplasur një këmbësor.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi këtë aksident tragjik.
Deri më tani nuk ka detaje se pse është shkaktuar aksidenti.
Po ashtu, i panjohur mbetet edhe identiteti i viktimës.