Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë.

Një automjet fuoristradë është përplasur me bordurën dhe është kthyer përmbys.

Nga informacionet paraprake dyshohet se ka një viktimë.

Siç shihet edhe në pamje, në afërsi të ambulancës është një trup i mbuluar me çarçaf.

Sipas dëshmive të para, në makinë kanë qenë dy persona, dhe thuhet se viktimë ka mbetur një i ri.

Ndërsa një tjetër person që ka qenë në makinë, ka përfunduar në anën tjetër të rrugës, por nuk dihet gjendja.

Pritet njoftimi i policisë për sqarimin e ngjarjes.