Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pranë mbikalimit.

Si pasojë ka humbur jetën 25-vjeçari E. N, ndërsa 2 persona të tjerë janë dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ndodhjes së aksidentit.