Deputeti i PD per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, ka akuzuar kryetaren e Kuvendit dhe kolegët socialistë se po sillen si “patericë e Edi Ramës”.

Lidhur me kërkesën e opozitës që po refuzohet për ngritjen e një komisioni hetimor për cështjen Rama -McGonigal, Shehu iu bëri thirrje kolegëve të PS që të reflektojnë pasi “kjo shpatë do bjerë dhe mbi kokat tuaja nesër sic po bien mbi kokat e demokracisë shqiptrare”.

Tritan Shehu: Rregullorja e thotë si duhet e sa duhet të qendrojnë pa kaluar në seancë, komisioni hetimor është i detyrue4shëm për seancën e thotë Kushtetuta e GjK.

Kush merr guximin të thotë që ne po ndryshojmë ligjin ndaj nuk e shqyrtojmë.

Shkelet procedura e rregullorja e parlamentarizmi hidhet në kosh por këtu kemi të bëjmë me grusht shteti institucional.

Janë veprimet më të rrëzikshme për demokracinë këto gjëra, veprime që pjellin diktatrurat, jemi në regjim e po shkojmë në diktaturë.

Ju bëj thirrje kolegë socialistë tërhiqni vëmendjen tuaj të kuptoni se kjo shpatë do bjerë dhe mbi kokat tuaja nesër siç po bien mbi kokat e demokracisë shqiptrare. Nuk mund të shkelet në këtë mënyrë kushtetuta e rregulli.