Deputetja socialiste e Qarkut Gjirokaster dhe Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, ka bere me dije se strukturat e përkohshme të shërbimit, të quajtura ndryshe si “beach bar” kanë kaluar nën filtrin e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe janë publikuar lejet për to.
Nga ana tjetër, për menaxhimin e stacioneve të plazheve nga subjektet private kishim 540 aplikime të kualifikuara, por 24 rezultojnë se nuk kanë shlyer detyrimet tatimore. Për këtë shkak, siç e kemi njoftuar që në janar, nuk do t’u lidhet kontrata. Të gjithë kanë edhe detyrimin për të pasur rojen bregdetare dhe për këtë do të ketë kontrolle”, tha Kumbaro.
Prandaj edhe shumë vepra infrastrukturore i shërbejnë turizmit. Janë të rëndësishme kantieret e ndërtimit për zhvillimin e zonave, por përgjatë muajve të verës do t’u japim prioritet pushuesve”, njoftoi Kumbaro.
Referuar të dhënave që vijnë nga turoperatorët, por edhe statistikave të vizitorëve të huaj gjatë muajve të parë të këtij viti, ministrja e turizmit Mirela Kumbaro, u shpreh se pritet një fluks turistësh prandaj kërkoi vëmendje maksimale nga të gjithë.
Pjesë e takimit të Task Forces ishin drejtues të Policisë së Shtetit, të ministrisë së Shëndetësisë dhe ministrisë së Kulturës, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit etj.