54-vjeçari Hektor Hakarepi nga Delvina ka përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohet për kultivim droge.
Arrestimi i tij u bë pasi në oborrin e banesës së tij ai kishte kultivuar drogë.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Delvinë, gjatë kontrollit në fshatin Bamatat, Delvinë, përmes përdorimit edhe të dronëve, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Bamatati”, në kuadër të të cilit është evidentuar e goditur një rast i kultivimit të bimëve narkotike, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi:
-Hektor Hakarepi, 54 vjeç, banues në fshatin Bamatat, Delvinë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi bimësh të dyshuara narkotike cannabis sattiva.”, njofton policia.