Në interpelancën me ministrin Bledi Çuçi, deputeti Ervin Salinanji ngriti pyetjen se ku ndodhet se ku ndodhet zëdhënësja e OFL-së që u etiketua si “vajza me syze”. Çuçi tregoi se aktualisht është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm.
Tani për respektin ndaj njerëzve dhe veçanërisht ndaj ruajtjes së balancave gjinore besoj se këtu jemi vite larg. Ajo që quan vajza me syze sot është këshilltare në kabinetin e ministrit të Brendshëm.
Në lidhje se ku e kemi çuar ne sigurinë, mund të bëni rolin e spikerit të kronikës së zezë, por se ku e kemi çuar ne Shqipërinë e dinë shqiptarët. Shqipëria është në pikën më të lartë të sigurisë.
Shqipëria është një vend ku organizohen evente evropiane, ku numri i turistëve rritet me herë nga viti në vit, investimet rriten. Këto ndodhin për shkak të sigurisë”, tha Çuçi.