Nga Ylli Dylgjeri

U bënë disa vite që skandali i Inceneratorëve që kur është denoncuar nga LSI e më pas, nga partitë apo media investigative, nuk shohim të dalë asnjë aktor i administratës publike të flasë, debatojë, apo komentojë si specialist në media!

Skandalin dhe korrupsionin vazhdojnë ta mbrojnë individë të urdhëruar nga Qeveria në ekranet e TV-ve te akuzuar edhe keto per korrupsion. Pseudolektorë ftohen të flasin në banaqet apo emisionet e mediave kryesore qe mbajne mbi supe abuzime me tenderat publik. Këto konçesione të deskritituara tashmë në publik, kanë kaluar nga kafet kokë më kokë të politikanëve, në zyrat e Qeverisë, në zyrat e Ministrave, për tu kthyer në praktika shkresore nga specialistët, shefat, Drejtorët e Shërbimit Civil në Administratë.

Ku janë sot konceptuesit e shkresave, juristët, ekonomistët, miratuesit e këtyre praktikave? Në çdo Ministri ka Drejtori që merren me koncesionet, ka Axhenci të Specializuara që paguhen nga taksat publike për të bërë oponencë dhe transparencë, për të dhënë llogari per administrimin e tyre. Janë me status nëpunësi civil dhe përgjigjen për administrimin e pronës publike. A bëhet kërkesë nga media për prezencën e tyre ? Pse ska autorizime nga Ministrat për të dalë specialistët në sqarim të publikut?

Fakti që nuk flasin e nuk dalin në publik, nuk komentojnë, nuk zbardhin, nuk distancohen, tregon se të gjithë këto personazhe janë tërësisht të ndaluar nga politika duke filluar nga Kryeministri i vendit. Këto janë aktorët e urdhëruar të heshtin. Më tej. Po Sekretarin e Përgjithshëm të KM Engjëll Agaçin e keni parë të dalë ndonjëherë në publik për këto probleme? Po ato të Ministrive përgjegjëse ku janë?

Ku është sekretari i akuzuar i ministrise Alqi Bllako?

Pse fshihen?

Pse heshtin?

Apo presin vetëm kur i thërret hetimi, SPAKU, apo prokuroret!

Vetëm kjo mjafton për të kuptuar se eshte ky grup autori dhe aktori i aferes qe ka tronditur publikun, financat publike dhe politiken ne piramiden shtetrore.

Ja ku janë aktorët, ja ku janë dhe autorët.

Pas kabineteve politike, vendit i ka rënë sot dhe administrata publike.