Ne Ksamil eshte arrestuar nje 37-vjeçar, pasi eshte kapur ne ambjentet e nje lokali duke hedhur baste permes celularit.

Njoftimi i policise:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, shtetasin K. B., 37 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Arrestimi i tij u krye pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali, është konstatuar duke ushtruar aktivitetin e lotarive të palejuara me anë të aparatit celular.

Materiale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.